Kabineti qeveritar i kryeministrit të Ramush Haradinaj ka nisur ditën sot me një minutë heshtje për zëvendësministrin tashmë të ndarë nga jeta, Arian Daci.
Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku të fuqishëm në Brezovicë ku edhe kishte zgjedhur që të kalonte vikendin.
“I përjetshëm kujtimi për ty, Arian Daci. “RH
Pas ceremonisë sa varrimit ditën e djeshme ku edhe iu dha lamtumira e fundit, kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar sot një fotografi, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.
Ndryshe Arian Daci njihej edhe si djali i Akademikut Nexhat Daci dhe për të nderuar familjen Daci të pranishëm në ceremoninë mortore ishin edhe shumë figura të larta shtetërore, por që dhimbja më e madhe padyshim ishte për familjarët edhe miqtë e Arianit.