Më 10 qershor, shënohet 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit.
Në këtë ditë do të mbahen dhjetëra aktivitete. Ndër to, edhe seanca solemne e Kuvendit, në hapësirën e Kompleksit të Lidhjes.
I gjithë fokusi të dielën do të jetë në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin.
Herët, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.
Pas kësaj, bëhet hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.
Në orën 10:00 është paraparë të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes), në po këtë vend do të mbahet edhe Akademia Solemne.
Në ora 11:30 do të jetë një konferencë për media në Hotel Theranda e në mesditë organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes.
Në orën 13:00 do të ketë konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes, nga tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, e në orën 15:00 hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë në Hamamin e qytetit.
Në mbrëmje mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota.
Kjo është vetëm agjenda fillestare. Gjasat janë që ajo të ndryshojë, qoftë më shtimin e ngjarjeve apo me ndryshimin e orëve./tv21/