Sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës do të ketë takim të institucioneve përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.
Në njoftim thuhet se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do të mbajë takim me institucionet përgjegjëse ku do të diskutohet për zbatimin e masave kundër koronavirusit.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 14:00, ndërsa, një orë më vonë, do të ketë edhe konferencë për media.
“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban sot takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19. Ky takim mbahet nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, ndërsa në ora 15:00 do të ketë konferencë për media.
Në fillim të takimit, mediat gjithashtu mund të marrin shkurt pamje nga takimi”, thuhet në njoftim.
Ditëve të fundit me ardhjen e mërgimtarëve ka pasur disa reagime lidhur me atë se sa do të ndikojë situata në shtim të rasteve.
Pavarësisht se ka pasur thirrje për heqje të masave sidomos asaj për kufizim të orarit, gjatë vikendit, kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar kufizimet e reja.