Shtetet anëtare të Interpol-it po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri, pasi ish-udhëheqësi i agjencisë ishte arrestuar në Kinë.
Meng Hongwei, i cili ishte zëvendësministri i sigurisë publike të Kinës, ndërkohë që udhëhoqi Interpolin, u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm i Partisë Komunistepër shumë vjet me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion,
Asambleja e përgjithshme vjetore e Interpolit filloi punën sot dhe vazhdon deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për një president të ri për vitin që vjen. Agjencia e lajmeve “The Associated Press”, ka shkruar sot se vendet anëtare të Interpolit gjithashtu do të vendosin nëse do ta pranojnë Kosovën si një anëtare të plotë, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte.