Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj është takuar sot me kryesinë e kësaj partie ku biseduan për angazhimin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Limaj thotë se është thelbësore që të rikthehet besimi te institucionet, duke shtuar se Nisma ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet
“U diskutua për intesifikimin e angazhimit të degëve dhe për të ardhmën e vendit.
Në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve”, tha ai në një shkrim në Facebook.