Parlamenti Evropian do të mblidhet sot për të diskutuar të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.
Gjatë ditës së sotme deputetët evropianë do të vlerësojnë progresin e bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi në rrugën e tyre drejt pranimit të mundshëm në BE, shkruan Indeksonline.
Në të njëjtën ditë, Parlamenti do të votojë për azhurnimin e kushteve për t’i rifutur përkohësisht kontrollet e brendshme kufitare në zonën Shengen.
Sa i përket Serbisë, Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument që përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën.