Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka marrë edhe sot fjalën për t’i paraqitur deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së.
Ai tha se Prokuroria e Specializuar nuk ka dëshirë që Gjykata Speciale të bëjë punën e saj, pasi sipas tij, ajo do që Specialja të bëjë punën e ZPS-së.
Pos tjerash,Mishetiq theksoi edhe një herë se ZPS ka dështuar të mbledh prova të besueshme.
“Mbrojtja e di që ju do e bëni punën tuaj i nderuar gjykatës, dhe ju do të pranoni konsensusin, pra provat që kemi ju kanë përshkruar juve. Në fakt është Prokuroria ajo që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e atyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arrinin të gjenin. Por siç e thash të hënën, barra e provës bie mbi ZPS-në dhe vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan për këtë”, tha Mishetiq

