SKËNDERBEU NË GILAN NËN FUTËN E ZEZË
Shkruan: Kolec P. Traboini
– Pasi kohë më parë e rrëzoi “nata” në Mitrovicë shtatoren e Nënë Terezës, për të cilen kemi shkruar, tash i vjen rradha në Gilan ti hedhin futën e zeza bustit të Gjergj Kastriotit pikërisht në vitin e tij jubilar.
Thonë se e ka mbuluar një shitës që shiste materiale kulti (flija). Ky revansh i çmëndur duhet ndalur me çdo kusht. Këta pjella të verbëra duhen gjetur e duhet trajtuar siç e meritojnë kriminelët që duan ta shkatrrojnë kombin shqiptar. Nuk janë rastësi.
Nuk ka mundësi të ketë kaq shumë rastësi në ato mjedise ku po ushqehet një fanatizëm i tërbuar antikombëtar. As mosdije nuk është. Janë provokime e revanshe mesjetare të kalkuluara mirë e që veprojnë prej 27 vjetësh.e të mirëpaguara.
Kur ju nuk respektoni heroin kombëtar të gjithë shqiptareve, o fanatikë të sëmure, o pjella përverse te errësirës, si mund të jeni tolerant me njeri-tjetrin në diversitete besimi. Po ku e gjejnë guximin këta ndyrësira?!
O ju dhjefsha propogandën bajate të tolerancës, o njerëz primitivë e bukëshkalë të Kombit!