Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe largimin e mallrave nga tregu që mbajnë mbishkrimet “Kosova Metohia”, tregtarët kanë gjetur një mënyrë që mos t’i largojnë produktet nga tregu.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për produktet që mbajnë mbishkrimin “Kosova Metohia” dhe emërtime tjera që nuk i referohen atij kushtetues, të largohen nga tregu.
KosovaPress ka parë se në disa markete në Prishtinë, janë mbuluar me letër emërtimet “Kosova Metohia” në produkte, në vend që ato të hiqen krejtësisht nga tregu.
Këto produkte me emërtime të mbuluar vazhdojnë të qëndrojnë në raftet e marketeve.