Lajmin e ka bërë të ditur burimet brenda DKA-së, ata kanë treguar se studentët janë larguar tashmë nga konviktet dhe ata kanë liruar të gjitha hapsirat e konviktit me vendim të ministrisë.
DKA ka marrë vendim që të gjithë studentët që janë banues sot kanë liruar hapsirat e konviktit, pasi është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë si mbrojtje nga koronavirusi, dhe studentët janë larguar nga dhomat e tyre dhe nga i tërë kampusi.
DKA ka thënë se nuk ka panik tek studentët dhe ata po largohen normalisht nga konviktet sikur çdo javë.