Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilan kanë asistuar Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës me ç ‘rast kanë mbyllur një bastore e cila gjendet ne Rr. “Mulla Idrizi” për shkak të parregullsisë së dokumentacionit.
Me 02 mars 2019 rreth orës:15;45 bastorja në fjalë është hapur ne mënyrë ilegale nga punëtorët duke ia hequr shiritat zyrtar të ATK-ës.
Me këtë rast i dyshuari menaxheri i kësaj bastorje dyshohet se ka urdhëruar punëtorët ta hapin bastoren dhe me këtë rast ati i vihen ne barre dy vepra penale “Organizimi i Skemave Piramidale dhe lojëra te bixhozit ne mënyrë te paligjshme” dhe “Shtytje”.