Komuna e Gjilanit, ka kërkuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve që të mos të dalin në shëtitje në këtë kohë pandemie.
Me vendim të komunës sot parku është mbyllur duke u rrethuar me shirit dhe janë vendosur në çdo hyrje të tij për të mos lejuar qytetarët të hyjnë.
Sot gjatë ditës është regjistruar edhe një rast me Covid-19, i infektuari nga Gjilani është një 56 vjeçar, dhe Qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike, ndërsa tre të prekur nga komuna e Gjilanit janë shëruar plotësisht dhe 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore
Komuna e Gjilanit, ka apeluar qytetarët që të ndjekin këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë tuaj, sepse vetëm kështu do t’i ndihmoni edhe institucionet e shtetit që bashkërisht t’ia dalim edhe kësaj sfide
Radio Star sjell pamje nga parku i “ Dardanisë “.