Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se një segment i rrugës “Mulla Idrizi” do të mbyllet për qarkullim të automjeteve gjatë datave 23 dhe 24 korrik, për shkak të punimeve në kanalizim, në kuadër të punimeve për Bulevardin e qytetit dhe parkingun nëntokësor.
Postimi i plotë:
Vazhdojmë me punimet për Bulevardin e qytetit dhe parkingun nëntokësor!
Më 23 dhe 24 korrik, për shkak të punimeve në kanalizim, segmenti i rrugës “Mulla Idrizi” (nga rrethrrotullimi te Hotel Kristal deri te Stacioni Policor) do të jetë i mbyllur për automjete.
Rruga alternative për qarkullim është Rruga “Xhemë Topalla”.
Ju lusim të respektoni sinjalizimin e vendosur.
Faleminderit për mirëkuptimin!

