Pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për hyrje nga Serbia, pas vrasjes së policit të Kosovës nga grupet kriminale në veri në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
Rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vdekur, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur.
Lidhur me këtë sulm që po cilësohet si terrorist, kanë reaguar të gjithë liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.