Mbyllet zyra e Listës Guxo në Prishtinë, anëtarët kanë frikë se kjo iniciativë do të shkrihet në LVV.
Gjithçka që ka mbetur, është vetëm logoja.
Asgjë tjetër, nuk ekziston nga Lista Guxo në zyrën që dikur ishte selia qendrore e ish partisë së Vjosa Osmani.
Vendin që ishte baza e kësaj partie, tash e shfrytëzon dikush tjetër.
Por është dikush brenda Listës Guxo që po mundohet ta mbaj gjallë këtë subjekt.
Frika që e tëra mund të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë që Balton Dërguti, koordinator i Listës Guxo në Ferizaj, të ndërmarr hapa konkret.
Ai madje akuzon krerët e kësaj partie, raporton T7
Megjithatë Dërguti shtoj se këta do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit në Ferizaj dhe paralajmëroj se kjo mund të ndodhë edhe në qytete tjera.
Ndërkohë Haxhi Avdyli i cili ishte i ftuar në emisionin DPT me Fidanin tha se Lista Guxo do të hyje në zgjedhjet lokale në koalicion me LVV.
Valmir Elezi nga KQZ thotë se deri tani për zgjedhjet lokale kanë aplikuat tre parti e një ndër to është edhe Lista Guxo nga Ferizaj.
Elezi tregon edhe datën deri kur partitë politike kanë kohë për të aplikuar.
Zgjedhje lokale do të mbahen me 13 tetor .