Sekretarja organizative e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas exit polleve dhe përmbylljes së kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Çitaku ka falënderuar qytetarët për këtë proces elektoral, kurse ka thënë se po i kthehen punës për një Kosovë më të mirë.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm.
Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë të qenë optimistë.
Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë”, ka thënë Çitaku.