By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Më 16 dhjetor shpallet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Gjykata

Më 16 dhjetor shpallet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë

Përditësimi i fundit: December 7, 2022 11:37 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Hagë e ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit. Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në faqen zyrtare të gjykatës.

- Advertisement -

“Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022 në orën 09:00”, thuhet në njoftim.

Mbrojtja e Salih Mustafës kishte kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar nga trupit gjykues që Salih Mustafën ta dënojë me 35 vjet burgim.

E mbrojtësja e viktimave ka kërkuar nga trupi gjykues të urdhërojë Mustafën të paguajë zhdëmtim ndaj viktimave që pretendohet të jenë në këtë çështje, individualisht.

Trupi gjykues në çështjen ndaj Mustafës udhëhiqet nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilit rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të korrupsionit
Gjilan: Gjykata dënon me tetë vjet burgim të akuzuarin S. I., për veprat penale grabitje dhe mbajtje e armës
Gjykata e Apelit i shpall të pafajshëm Qemajl Mustafën dhe të tjerët
Zogaj: Gjykata e Gjilanit po shndërrohet në gjykatën model, si në zgjidhjen e lëndëve të vjetra, ashtu edhe në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve të reja
Kurti i reagon gjyqësorit pas pezullimit të vendimit për pagat: Po del shumë efikas për vetveten
Artikulli i mëparshëm Rohde pas sulmeve në veri: Zero tolerancë ndaj dhunës
Artikulli tjetër LAJMI I FUNDIT: Sinjale pozitive, pritet të votohet pro tërheqjes së mjeteve nga trusti

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.