Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet se të hënën me 18 nëntor do të hedhet shorti për rrethin e dytë të Digitalb Kupën e Kosovës.
Vetëm dy ditë pas hedhjes së shortit klubet do të zbresin në fushë për tu përballur me kundërshtarët që momentalisht ende nuk i dinë se kush janë, shkruan Gazeta Sheshi.
E ky njoftim nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka ngjallur reagime te klubet kosovare.
Njëra nga klubet që ka reaguar është edhe FC Drita, ku Gazeta Sheshi ka siguruar ankesën e klubit gjilanas në drejtim të FFK-së.
Ankesa origjinale e Dritës që i është dërguar FFK-së:
Pershendetje,
Pas njoftimit nga ana e juaj se ndeshjet e para te “DigitAlb Kupes” do te luhen me 20 Nentor, dhe njoftimit permes webfaqes se FFK-se se hedhja e shortit do te behet me 18 Nentor e qe ne kete short marrin pjese vetem klubet e rangjeve me te ulta, ne si klub jemi shume konfuz dhe jo mire te informuar!
Ne si klub, kerkojm qe te sqarohemi edhe njeher per shortin dhe ndeshjet e Digitalb Kupes sepse eshte e pa kuptueshme nga ana jone!
Gjithashtu nese vlen edhe per klubet e superliges qe shorti te terhiqet me date 18 Nentor, dhe ndeshjet te luhen me 20 Nentor, kjo eshte e papranueshme nga ana jone sepse eshte paradoksale qe vetem 48 ore para ndeshjes te mos dihet kundershtari, dhe se mos te kete kohe as per pergaditjen e ekipit!
Kjo eshte shqetesuese per ne si klub sepse nese ne si klub kemi synim vetem ndjekjen e titullit te Digitalb Kupes, keto synime dhe keto investime po rrezikohen nga neglizhenca organizative per faktin qe nje klub nuk ka kohe as dy dite qe te pergaditet per ndeshje qe per FFK-ne duket qe eshte e parendesishme ndersa per klubet eshte jetike per investimet qe i bejne!
Shpresojm ne mirkuptim dhe presim qe kjo te ndryshoje ne menyre qe mos te penalizohen klubet dhe investimet e klubeve mos te mbesin ne meshir te fatit, sepse kjo nuk eshte profesionale nga ana e FFK-se!