Të dashur qytetarë,
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin.
Mbi 39,000 vota janë një nder i madh dhe një përgjegjësi serioze për mua, të cilën e marr me respekt, përulësi dhe përkushtim të plotë.
Falënderoj secilin qytetar dhe çdo votues të PDK-së për besimin dhe përkrahjen. Ky besim më obligon të jem gjithmonë afër jush, t’ju dëgjoj me vëmendje, t’ju përfaqësoj me ndershmëri dhe të punoj pa u lodhur në interes të qytetarëve.
Ju kam dëgjuar në çdo qytet e në çdo fshat. Prandaj dua ta them qartë dhe sinqerisht: angazhimi im do të jetë i plotë për t’i adresuar shqetësimet, nevojat dhe sfidat tuaja. Zëri juaj do të jetë udhërrëfyesi im, ndërsa interesi i Kosovës do të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër.
PDK do të vazhdojë të punojë me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë.
Faleminderit.









