Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i pres më 4 maj në Berlin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Në Berlin, i ftuar nga kancelari gjerman do të jetë edhe emisari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, sipas një njoftimi nga qeveria gjermane.
“Kancelari Scholz do të pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.
“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.