Këshilli Organizues për mbajtjen e Akademisë Përkujtimore për dëshmorët Tefik e Hanumshahe Zymberi ka bërë me dije se këtë të shtune, më 21. 12. 2019, duke filluar nga ora 13. 00, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, në kuadër të vitit të lirisë të komunës së Gjilanit, mbahet Akademi Përkujtimore në 59 vjetorin e lindjes së dëshmorit Tefik Zymberi dhe 57-vjetorin e lindjes së dëshmores Hanumshahe Abdullahu Zymberi.
Me këtë rast dëshmorët dekorohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
Komuna e Gjilanit dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës