Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiun dhe atë të Bujqësisë Bajram Isufin, kanë prit Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin, të cilët me biçikleta kanë udhëtuar në vendlindje nga Zvicra.
I pari i komunës, tregoi se në Gjilan mirëpritën me zemër plot Visarin, Shkëlqimin dhe Fatlumin të cilët përshkuan plot 1600 km me biçikleta nga Zvicra drejt Kosovës, me destinacion final qytetin tonë.
“Ky udhëtim 11-ditor nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por një mesazh dashurie për atdheun, një dëshmi e lidhjes së pathyeshme me rrënjët, vendlindjen dhe njerëzit tanë. Mirë se vini në shtëpi”, tha kryetari Alban Hyseni.