Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot humoristin e njohur Osman Azemi, i cili ndodhet në spital që prej një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi kohë më parë.
Në këtë vizitë, Kurti shoqërohej nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Të dy sollën me vete dhurata simbolike për humoristin: një buqetë me lule për të uruar shërim të shpejtë dhe një ‘stupc’ – shkop bejsbolli – siç e quajtën në mënyrë metaforike dhe humoristike “për të larguar të ligat”.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje, lideri i qeverisë dhe deputeti Bajqinovci u panë duke përqafuar dhe përshëndetur Azemin, ndërsa ky i fundit nuk i fshehu emocionet dhe mirënjohjen për vizitën.