Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se janë shumë rrethana që e kanë lënë Kosovën të fundit në procesin integrues evropian nga shtetet e rajonit. Sipas saj, kanë ndikuar aspektet historike e gjeopolitike. Së pari, thotë ajo, janë aspektet e shtetformimit dhe institucionet e reja shtetërore.
Hoxha në “Intervistën e Javës” në Koha.net, ka thënë se megjithëse Kosova dështoi të marrë liberalizimin gjatë 2018-ës, ashtu siç u premtua, lobimi do të vazhdojë, përcjell albinfo.ch.