By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... “Më ka fyer në grua dhe në nënë”, flet mërgimtari që u përfshi në përleshje me Armend Zemajn
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

“Më ka fyer në grua dhe në nënë”, flet mërgimtari që u përfshi në përleshje me Armend Zemajn

Përditësimi i fundit: October 24, 2025 9:49 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është përfshirë në një përleshje me një qytetar, derisa ishte duke dhënë një intervistë në qendër të Prishtinës. Zemaj thuhet se e ka sulmuar qytetarin pasi që ai dyshohet se e ka provokuar me fjalë.

- Advertisement -

Në incidentin me deputetin Zemaj është përfshirë Nuha Osmani, mërgimtar nga Gjermania. Ai ka reaguar për media, duke kërkuar që deputetët që sillen me dhunë të japin dorëheqje.

“Ai më ka fyer me grua dhe me nënë, ai u sjell dhunshëm, kisha kërku që ai të më kërkojë falje. Të tjerat le ti kryn drejtësia”, tha ai për RTK.

Avokati Liridon Kutllovci ka bërë të ditur se deputeti ka ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit që ai përfaqëson.

Sipas versionit të avokatit, ngjarja ka ndodhur gjatë një interviste publike të deputetit Zemaj. Klienti i tij, i cili po kalonte pranë bashkë me bashkëshorten, i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetëm gënjeni”, duke shprehur, siç thuhet në deklaratë, frustrimin qytetar ndaj gjendjes politike e ekonomike në vend.

Në vend që të ruante qetësinë, deputeti Zemaj, sipas Kutllovcit, është kthyer me fjalë fyese, duke i thënë qytetarit: “Gënjen nëna dhe gruaja juaj”, fjalë që, sipas avokatit, janë shqiptuar në prani të bashkëshortes së qytetarit.

Pas pak sekondash, deputeti Zemaj e ka goditur me grusht klientin e tij, “pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij”, thuhet në deklaratë. Klienti i Kutllovcit, sipas avokatit, nuk është kundërpërgjigjur me dhunë, por ka reaguar duke njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

“Ky akt përbën sjellje të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht, veçanërisht kur vjen nga një deputet që ka për detyrë të japë shembull qytetarie dhe respekti ndaj ligjit,” thuhet ndër të tjera në reagimin e avokatit.

Kutllovci ka paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore që, sipas tij, rasti të mos mbetet pa përgjegjësi dhe që “dinjiteti i qytetarit të mbrohet plotësisht”.

Kosova po e përmbyll konsolidimin e sektorit të drejtësisë
SC Gjilani injoron mediat lokale, nuk i akrediton për ndeshjen Gjilani – APOEL
Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen
Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Mos i mbyllni sytë para regjimit në Serbi
Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2019”
Artikulli i mëparshëm ““T’q.. nanën të mbysë””, dalin pamjet nga përleshja fizike e Armend Zemajt me qytetarin
Artikulli tjetër “Nuk bën të bëhet publike” – Xhafer Tahiri publikon mesazhet me Abdixhikun: Kërko një javë kohë…

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.