Kjo është rregulla e demokracisë! Ishte garë politike, qytetëruese dhe shembull tipik për të mësuar se si garohet në politikë, si fitohet gara dhe si pranohet qetësisht rezultati i jofitores nga jofituesi përball fitimtarit dhe mbështetësve të tij.
Shkruan: Gani Neziri
Në fakt, një shoku im, më kishte thënë dikur se: “Një politikan që dinë të pranojë humbjen ai meriton edhe fitoren, që nënkupton, dhe anasjelltas.
Është e pritshme se fundi i çdo lloj gare prodhon një Fitues dhe një joFitues! Në këtë rast, unë u përpoqa me gjithë mbështetjen politike që pata në Gjilan për të fituar zgjedhjet e brendshme partiake të PDK-së, nëpërmjet të preferuarit tim por, nuk i fitova.
Tani, për t’i treguar publikut gjilanas se edhe fraksioni im ishim të denjë dhe meritor për të qenë fitimtar të garës, pranuam rezultatin jofitues pikërisht në momentin e komunikimit, duke i uruar fitoren kundërkandidatit, aty në sallë, aty në mes të aktivistëve.
Pra, fitoi rregulli i demokracisë që aq gjatë e kemi pritur dhe aq shumë kishim nevojë për të.
Urime fitoren gjithë aktivistëve të PDK-së, që ndjehen fitimtarë.
Falënderoj gjithë përkrahësit e mi që mbështetën të drejtën dhe guximin e të menduarit ndryshe në politikë.
Vazhdojmë tutje!