Me kërkesë të Kushtrim Kadriut, Kuvendi i Gjilanit miraton rekomandimet për qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, përmes të cilave kërkohen lehtësira për luginasit që jetojnë në Kosovë, të pajisen me dokumente identifikimi.
Asambleisti i LQV- vë kërkoi propozoi keto rekomandime për Qeverinë e Republikës së Kosovës/Ministrinë e Punëve të Brendshme:
-Zbatimin e plotë të Rezolutës Nr.04/R/011 të datës 06.06.2013, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
-Qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë nga viti 1999 t’u njihet e drejta për shtetësi.
-Të nxirret udhëzimi administrativ, i cili do të krijojë lehtësira procedurale, që qytetarët e Luginës së Preshevës të pajisen me dokumente identifikimi në Republikën e Kosovës.
Është e papranueshme dhe e turpshme që edhe pas 23 vjetë së jetuari në Kosovë, luginasit ende nuk kanë dokumente të identifikimit.
Gjilan
26.05.2022
Kushtrim Kadriu