Ekipin që drejton u shpall kampion këtë vit, por që problemet i kishte të mëdha deri sa arriti këtë sukses.
Valon Zymberi drejtor sportiv i klubit futbollistik Drita nga Gjilani thotë që mungesa e stadiumit të qytetit po e dëmton klubin.
Problemet janë të shumta për Dritën si në aspektin financiar, sepse nuk arritën të marrin fitime nga biletat në mungesë të stadiumit, lojtarët po përballen me kushte të pafavorshme të fushës sintetike ku tani po zhvillojnë lojërat sportive.
Zymberi shton që jo vetëm këto ata u përballën me lëndime të shumta nga kushtet e fushës së zorit, siç e quan ai.
E sidomos e dëmtoi frymën sportive që qyteti njihej si vendi futbollit e për shikueshmëri të lartë si dhe për derbin lokal më të madhin në Kosovë.
Përveç kushteve e vonesës së ndërtimi të stadiumit, projekti i publikuar i stadiumit është më pak modern sesa gjitha projektet tjera të stadiumeve të publikuara nga Ministria Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Projekti i stadiumit të Gjilanit nuk ka mbulojë të tërësishme të tribunave të shikuesve e as arkitekturë të modernizuar.
Këto kritika i ka edhe drejtori Zymberi, ai thotë që qytetit të Gjilanit nëse iu ndërtohet stadiumi siç është plani i vjetër do diskriminohej shumë nga qytetet tjera.
Një pikë shprese se do e ndryshojnë projektin e stadiumit ministria e mori kur iu bë ftesa klubit për një grup punues nga ana komunës së Gjilanit për rekomandime të ndryshimit të projektit.
Shto faktin që kur ekipi iu shpallë herën e kaluar kampion e duhej të zhvillonte ndeshje evropiane duhej që ndeshjet të mbaheshin në stadiumin e kombëtares Fadil Vokrri në Prishtinë.
Kjo ishte kosto për shikuesit e Gjilanit që ekipin donin ta mbështesnin.
Tani ka hallin e njëjtë pasi ekipi tij do bëhet pjesë e kualifikimeve të UEFA në sezonin e ri dhe akoma nuk e ka stadiumin ku do mbajë ndeshje në Gjilan.
Por, jo vetëm kjo sipas Zymberit, kryetari Alban Hyseni duhet të insistoj që të bëhet një ndryshim i projektit, ngase në stadiumin e planifikuar asnjë ndeshje e kombëtares s’do të luhej në Gjilan në stadiumin më pak modern nga gjitha klubet e mëdha.