Nazim Gagica ka njoftuar rikthimin e Vjollcës si kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit, duke e cilësuar këtë si një vlerë të shtuar për Kuvendin dhe qytetarët.
Me përvojë të dëshmuar në dy mandate si këshilltare komunale, Vjollca rikthehet me të njëjtin përkushtim, maturi dhe ndjeshmëri për nevojat reale të komunitetit.
Komunikata e plotë:
Rikthimi i Vjollcës në Kuvend është rikthimi i një zëri të matur, të përkushtuar dhe gjithmonë në shërbim të interesit publik.
Me përvojë të dëshmuar në dy mandate si këshilltare komunale, Vjollca ka dhënë një kontribut të çmuar në çështje të rëndësishme për qytetarët.
Kontributi i saj në fushën e edukimit parashkollor ka qenë i vazhdueshëm dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e hershëm të fëmijëve, duke sjellë përkushtim dhe përvojë në edukimin cilësor të gjeneratave të reja.
Gjilanin ka nevoje për Kuvend funksional, Kuvendi ka nevojë për Vjollcën.
Na priftë e mbara!