Më në fund është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje për koalicio.
Pas 4 muajve tentativë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur që t’i shkrijnë dallimet e tyre, dhe të bashkohen për një koalicion bashkqeverisës për 4 vitetet e ardhshme, raporton “Zeri.info”.
Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët të kreut të LVV-së. Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës të cilën e zyrtarizuan marrëveshjen. Kurti theksoi se i gjithë procesi nuk ka qenë i lehtë, por që ka qenë shumë më i sigurt sesa është transmetuar.
”Na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e Republikës së Kosovës ku do të zgjidhet qeveria e ri. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh për të gjitha përveq për harmonizimin e programit”, tha Kurti.
E njëjta gjë u potencua edhe nga Mustafa i cili e quajti një rezultat tejët të mirë marrëveshjen në përgjithësi.
Kujtojmë se ky koalicion mes dyja partive po ndodh një ditë para e të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, e thirrur me kërkesë të kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit/ZERI