Më në fund po funksionalizohet Ura e Badovcit, e cila sot është asfaltuar kjo urë dhe i pranishëm gjatë procesit ishte zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili publikoi disa foto nga inspektimi i punimeve në këtë pjesë.
Në postimin e tij në Facebook, Durmishi bëri të ditur se sot është vendosur shtresa e asfaltit në urën e Badovcit.
Ai shtoi se ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal, dhe posa të përfundojë sinjalizimi horizontal, ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve.