Ndeshja derbi e javës së shtatë në Superligë, zhvillohet të dielën në Gjilan. Rivalët e vjetër lokal, Gjilani dhe Drita takohen në kryendeshjen që zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim nga ora 15:00.
Të dyja klubet janë në kërkim të pikëve të rëndësishme, pasi të gjitha skuadrat kanë diferencë të vogël, ndërsa edhe Dritës edhe Gjilanit tashmë i ka ikur pozita e parë e dytë.
Kjo ndeshje zgjon interesim të madh jo vetëm në qytetin e Gjilanit, por edhe në tërë vendin.
Tifozët e kuq dhe të kaltër gjilanas kanë premtuar spektakël. Të dyja taboret “Skifterat” dhe “Intelektualet” kanë dëshmuar për cilësi, atmosferë, kreativitet, gjersa gjithmonë kanë thyer rekorde shikueshmërie.
Edhe për nesër janë gati dhe do të ketë shumë surpriza.