Shkruan Burhan Isufi
Shkodran Ramadani ne nje nder shkrimet e tij thote se: Levizja Vetevendosje dhe Albin Kurti pretendon qe misioni i vet eshte i barabarte me ate te UÇK-se duke provuar te na bind se Kosova ka nevoje per nje çlirim te llojit 1999, ku pikerishte ne muajin qershor, ne muajin e çlirimit ne vitin 2005 kjo parti tenton ta barazoje themelimin e saj me çlirimin e Kosoves nga Serbia, per here te dyte.
Megjithate une mendoj se kjo tendenc per çlirim nuk e zbehe çlirimin e vitit 99′, por e ve ne paradoks mendesin kolektive te kesaj partie ku do ta them me poshte.
Dale Carnegie ne libren tij “Arti per te fituar miq dhe pushtet” thote:
“Deshira per te qene i rendesishem, eshte nder te tjera nje nga ndryshimet thelbesore ndermjet njeriut dhe kafshes.”
Ku autori ve ne konsiderat deshiren e fermerit per te qene i rendesishem me qumshtin me te mire te fituar ne nje panair, e fituar nga lopa e tij, kurse lopa ne nje qoshe se qane hallin fare per qumshtin e mire te saj.
Po pra!.
E tash cila eshte deshira e Albinit?.
Ai vuan nga protagonizmi i tij i vonuar(deshiren per te qene i rensishme, nga mungesa e tij ne shume procese nga koha e kaluar), qe kurr nuk ishte i gatshem per te qene protagonist i kesaj ushtie, por qe tenton barazimin e kauzes se vet me luften e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.
Me gjithe kete tendec te krijimit te nje kauze, ka edhe nje paradoks duke filluar nga urrejtja patologjike qe ka per Thacin e Veselin, si njerezit me protagonist te kesaj ushtrie, kur permenden kete te fundit, Vetevendosje dhe trushperlaret e saj largojne nga retorika boshe UÇK-ne dhe duke ja atribuar meritat komplet intervenimit te NATO-se si akter kryesor te çlirimit te Kosoves.