Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, kujtojmë e nderojmë të rënët e të gjitha etapave të historisë për çlirimin e Atdheut.
Ka qenë e ditur prej kohësh se sakrifica ishte e domosdoshme për lirinë e Atdheut.
Gra e burra patriotë, me kohë e kishin kuptuar çmimin për liri e për shtet, ndërsa të vetëdijshëm u përjetësuar.
Po ashtu, sot kujtojmë edhe atdhetarin e njohur, Zija Shemsiu në 38-vjetorin e vrasjes.
Zija Shemsiu ishte shembulli më i mirë i shqiptarit që refuzon të jetonte në robëri. Atë e gjejmë në organizimin e protestave në diasporë kudo që jetonin shqiptarë. I vendosur që të vazhdonte rrugën e trasuar nga paraardhësit deri në çlirimin e Kosovës.
Të gjitha ngjarjet historike që kulmuan me luftën e lavdishme, të pastër dhe të domosdoshme të UÇK-së, ishin të motivuara dhe të frymëzuara nga jeta dhe vepra e Zija Shemsiut me shokë.
Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut!