Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti. Në telegram thuhet:
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti.
I njohur ndryshe si bashkëpunëtori më i ngushtë i heroit Agim Ramadani, kontributi dhe angazhimi i oficerit Haliti për lirinë e shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet ndër breza.
Ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të madhe tuajën, e të popullit tonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.