Përfaqësues të bizneseve dhe njohës të çështjeve të ekonomisë, thanë se nëse do të ketë një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike prej 30 deri në 35% siç edhe është paralajmëruar, më së shumti do të pësojnë bizneset prodhuese në Kosovë e rrjedhimisht edhe qytetarët të cilët përveç se do të paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë ata do të kenë edhe produkte më të shtrenjta, përfshirë ato esenciale siç është buka.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skëndër Krasniqi, thotë se nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, që pritet të ndodhë në muajin prill më së shumti do ta pësojnë bizneset prodhuese të cilat e kanë të pamundur që të operojnë dhe të mos i rrisin çmimet e produkteve të tyre.
“Nëse rritet çmimi i energjisë atëherë qysh ka me i ba konkurrencë prodhuesi vendor importit”, tha Krasniqi.
Në fund të fundit, Krasniqi, shton se Qeveria e Kosovës ka në dorë që ta shtrenjëtojë ose jo energjinë elektrike.
“Po qeveria ka përfaqësuesit e vet në ZRRE dhe ajo mund të marr vendim që të mos rritet çmimi i energjisë të dëgjoj zërin tonë”, tha ai për rtv21.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, thotë se marr parasysh se ekonomitë familjare në Kosovë janë duke shpenzuar më shumë energji për ngrohje, çdo rritje e çmimit të saj do të godasë direkt xhepin e tyre.
“Nëse në nxehemi me klima zgjidhja për problemin e energjisë nuk do duhej të ishte shtrenjtimi i saj por përmirësimi i kapaciteteve prodhuesve”, tha Musa.
Ndryshe që nga viti 2021, Kosova ka blerë energji elektrike mbi 500 milionë euro, ndërkohë që qytetarët stepur nga faturat e larta dhe të papërballueshme të energjisë elektrike edhe para se operatorët eneregjitkë të publikonin kërkesat për shtrenjëtim të energjië elektrike deri në 35%.