Veda Petrol u bën thirrje të gjithë pronarëve të pompave të derivateve në Anamoravë dhe në të gjitha rajonet e Kosovës që janë të interesuar për dhënie me qira, bashkëpunim ose shitje të pikave të tyre, në kuadër të zgjerimit strategjik të rrjetit të saj të shpërndarjes.
Kompania është e interesuar të bashkëpunojë edhe me pronarë të pompave jo-funksionale, pjesërisht funksionale apo jashtë përdorimit, duke ofruar investim serioz për rikonstruktim, modernizim dhe rikthim në funksion të tyre, me qëllim integrimin në rrjetin “Veda Petrol”. Ky angazhim synon krijimin e një pranie më të gjerë dhe më efikase në tregun e derivateve, si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore sa më pranë konsumatorëve.
Përmes këtij zgjerimi, Veda Petrol synon të forcojë pozicionin e saj në tregun kosovar, duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe afatgjata me pronarët e pikave ekzistuese të derivateve, në përputhje me standardet bashkëkohore të operimit dhe sigurisë. Të gjithë të interesuarit ftohen të kontaktojnë për informata shtesë dhe diskutim të mundësive të bashkëpunimit në numrin e telefonit 044 370 479.

