Fitorja e Albin Kurtit ka marrë vëmendje të madhe edhe nga mediat e huaja, shumica prej tyre kanë shkruajtur rreth kësaj ngjarje duke vënë në pah edhe njëherë premtimet që Kurti ka bërë gjatë fushatës, prej luftimit të korrupsionit e deri te gjetja e një zgjidhje për bisedimet me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.
Euronews përmes një artikulli ka treguar se si partia e qendrës së majtë-Vetëvendosja ishte përgatitur për një fitore të ngushtë mes saj dhe partisë së qendrës së djathtë LDK-së. Madje kjo media e cilëson si një kthesë politike tejet e rëndësishme pasi deri në ditët e sotme udhëheqësit ishin nga krahu I luftës. Ndërsa si pikën kryesore të kësaj qeverie thuhet të jetë bisedimet me Serbinë, ka shkruar Euronews.
BBC përmes një shkrimi ka treguar rezultatin e zgjedhjeve në bazë të cilave është shpallur fitues Albin Kurti, duke thënë se këto zgjidhje vinë menjëherë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt I cili ishte thirrur nga Haga. Sipas BBC kjo parti pritet të luftojë fuqishëm korrupsionin.
Al Jazeera ka thënë se krahu I opozitës e ka mundur krahun e luftës në këto zgjedhje. Kjo fitore është cilësuar si ndëshkim ndaj udhëheqsve të deritanishëm, pasi populli është ngopur me korrupsion dhe varfëri të skajshme, shkruhet ndër të tjera. Al Jazeera madje përmend edhe rolin e Albin Kurtit si activist i cili ka protestuar kundër represionit serb në vitet e 90-ta para se të fillonte lufta.
Mediat e huaja shkruajnë për fitoren e Kurtit: Krahu i opozitës mundi krahun e luftës
Ndani këtë artikull