Fusha e lojës nuk nxori asnjë fitues, por nga tifozeritë të fituar dolën “Skifterat”, tifo-grupi i Gjilanit, të cilët kanë pastruar të gjithë pjesën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku ata ishin vendosur”, kështu ka raportuar e përditshmja sportive “Panorama Sport” në Shqipëri, teksa ka raportuar për sfidën derbi të së dieles ndërmjet Gjilanit dhe Dritës që u mbyll pa gola 0-0.
Tifo grupi gjilanas ka dhënë një mesazh fantastik pas duelit të së dieles, i cili përfundoi me rezultatin më të padëshiruar 0-0.
Mbetjet nga koreografia e tyre dhe gjësendet e hedhura gjatë ndeshjes u pastruan në fundin e ndeshjes nga një grup i organizuar tifozësh.
“Skifterat” në këtë rast kanë dhënë leksione kulture, jo vetëm për kundërshtarët e tyre, por për të gjithë futbollin shqiptar në tërësi.