Menjëherë pasi Ivica Daciq njoftoi se është vrarë një person i dyshuar për vrasjen dje të policit serb, mediat në Beograd, raportojnë se personi i likuiduar nga autoritetet serbe është Faton Hajrizi.
Madje, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e të vrarit. Derisa identiteti i tij mbetet ende i pakonfirmuar.
“Pjesëtarët e policisë e likuiduan në afërsi të Loznicës”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Autoritetet serbe sot e kanë shpallur në kërkim Faton Hajrizin, i cili dyshohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e një tjetri, në Loznicë të Serbisë.
Faton Hajrizi, dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë se nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë, një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.
Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, por i njëjti tha për mediat e Kosovës se nuk ka gisht në vrasje dhe se vëllai i tij, Fatoni ia ka vjedhur dokumentet personale.
Për rastin janë arrestuar edhe tre persona në Serbi. /Reporteri.net/