Mediumi danez Ekstra Bladet ka raportuar të hënën se Danimarka e ka pezulluar vendimin për t’i marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në shtetin skandinav.
Sipas mediumit, arsyeja e pezullimit është mungesa e fondeve, ka njoftuar Shoqata e Burgjeve atje.
Megjithatë, Kosova priste të fitonte miliona euro nga kjo qiradhënie, ndonëse një raportim i tillë ende nuk është konfirmuar nga MD-ja.
“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSH e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë zgjidhje”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Burgjeve të Danimarkës.
“Burgu në Kosovë ishte paraparë të kushtonte 1.5 miliardë DKK për dhjetë vjet”.