FSK është në gjendje ta mbrojë integritetit territorial të Kosovës, ka thënë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake.
Mehaj në Facebook ka shpërndarë edhe një video të FSK-së gjatë stërvitje.
Ai ka thënë se aspirata është anëtarësimi në NATO.
“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA”, ka shkruar Mehaj.