Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka kërkuar buxhet shtesë për blerjen e katër dronëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka deklaruar se kanë nevojë për 4.5 milionë euro shtesë për blerjen e këtyre dronëve që sipas tij janë të nevojshëm.
“Në bazë të analizave që kemi bërë kemi nevojë për dronë, kjo për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim. Ne kemi bërë planin e blerjes nga SHBA-të, kemi bërë kërkesë dhe kemi marrë ofertën e ku kostoja për katër dronë është 4.6 milionë dollarë apo 11.9 milionë euro. Ne si Ministri e Mbrotjes kemi mundësi që të ofrojmë 1.5 milionë euro, nga qeveria kërkojmë 4.5 milionë euro”, ka thënë Mehaj.
Kjo kërkesë e ministrit të Mbrojtjes është kundërshtuar nga Goran Rakiq, ministër për Kthim dhe Komunitete, i cili e ka quajtur të papranueshme kërkesën e tij.
“Secila ministri i ka nevojat dhe kërkesat e veta, mirëpo kërkesa e Ministri të Mbrojtjes për blerjen e dronëve aktualisht është e papranueshme, pasi ende po luftojmë me virusin COVID-19, në këtë moment prioritet duhet të jetë ngritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës”, ka thënë Rakiq.
Ky propozim i Mehajt u miratua nga Qeveria dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme, njofton Klankosova.tv.