Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Ai në një prononcim për Indeksonline e ka konfirmuar largimin nga qeveria.
“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.
Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Mehaj ishte lindur në Kosovë në vitin 1981, por që deri në momentin kur mori postin e Ministrit jetonte në Oslo të Norvegjisë.
Në vitin 1999 Mehaj i ishte bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan e shumë vende të tjera.
Ndërkohë, Ejup Maqedonci që dp ta zëvendësojë, doli në pension të parakohshëm nga Forca e Sigurisë së Kosovës në korrik të këtij viti.
Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.