Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas arrestimit nga policia e Kosovës të një politikani serb në Veri pasi ai në shenjë proteste të vizitës së Kryeministrit Albin Kurti, po fishkëllente nga larg.
Mehmetaj në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se Kurti po e instrumentalizon policinë e Kosovës e këto ngjarje të arrestimeve po i përdor Vuçiç nëpër botë.
Postimi:
Policia e Kosovës e paska arrestu një person/politikan serb në Veri pasi ai i paska fishkëllu Kurtit.
Në anën tjetër, investimi i madh i Serbisë aktualisht është që Kurti ushtron terror ndaj serbëve të Kosovë dhe ata zgjidhje tjetër nuk kanë pos me lëshu Kosovën.
Kurti e instrumentalizon policinë për veprime të tilla e pikërisht këto veprime i merr Vuçiç-i e i shpërndan nëpër botë.
Këto janë dy copa të politikës së njëjtë.
Kjo është tendencë e shkatërrimit të idesë së Kosovës ashtu siç është e projektuar me pavarësinë e saj, apo siç njihet si Kosova Ahtisaariane.
Në anën tjetër Kurti këtë situatë te militanti kokëbosh e shet si potencë shtetërore dhe përkrahja i vazhdon.
Fatkeqësi e madhe është kjo.
Serbia vazhdimisht e ka pasur udhëheqësin politike në Beograd që punon kundër Kosovë, por tash e ka edhe udhëheqësin në Prishtinë që punon për Serbinë.”, ka shkruar Mehmetaj.