Shkruan: Arben Mehmeti
Nga investimet e Ministrisë së Infrastruktures për Gjilanin shihet se nuk kemi trajtim të dinjitetshëm si qendër e anamoravës sepse si Gjilan ne kemi pritë shumë ma shumë projekte,duke përfshi edhe kompenzimin e rrugës qarkore që ka qenë premtim i qeverisë së kaluar dhe kësaj ministrie në të kaluarën.
Sidoqoftë shpresoj të jem gabim por se këtu shihet se sa ka rëndësi me qenë në pozita qeveritare njerëzit e Gjilanit,nga se ata janë që e ndjejnë në lëkur domosdoshmërinë e investimit në anamoravë,në këtë aspekt vlenë të çmohet shumë kontributi për Gjilanin dhe anamoravën i ish Zv/Ministrit te kësaj Ministrie Rexhep Kadriu.
Shpresoj të mos mbetemi vetëm me këto projekte për këtë vit apo edhe uroj që unë të jem gabim në këtë vlerësim.