Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, menjëherë pas mesnate, ka hapur fushatën elektorale, duke prezantuar pesë kandidatët për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, ka uruar simpatizantët për fillimin e fushatës, duke besuar se LDK 134, në krye me kryeministren Vjosa Osmani dhe kanidatët për deputetë, do të trumfojnë në mënyrë madhështore.
Mehmeti ka deklaruar se LDK e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetje edhe përtej partiake, krahasuar me zgjedhjet e fundit, duke shtuar se fakti më i mirë është mobilizimi i jashtëzakonshëm që ka ndodhur brenda një muaji.
“I falënderoj shumë strukturat e partisë, shtabin, nënshtabet, kryesinë, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, për mobilizimin e jashtëzakonshëm. Është në nderin tonë që shtabit në nivel qendror dhe udhëheqjes së politikave të partisë po i prin Lutfi Haziri ynë, prandaj jam i bindur se do të dyfishohet vota e partisë, krahasuar me zgjedhjet e fundit. Urime kryeministres së ardhshme, zonjës Vjosa Osmani, urime deputetëve të ardhshëm, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44)”, ka theksuar Mehmeti.
Kandidatët për deputetë nga Gjilani, të cilët kanë marrë pjesë në hapje, kanë falënderuar gjilanasit që çdo ditë po u japin mbështetje të paparë deri tani.