Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona.
Krasniqi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke e cilësuar këtë akt si një dhembje të madhe për të gjithë shoqërinë.
“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë. Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë të veprojnë shpejt për të sjellë autorët para përgjegjësisë dhe për të rikthyer ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.
Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik dhe autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e plota të krimit.