Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë ditës ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Krasniqi ka njoftuar se në Hagë u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veslin.
Ai thotë se e bëri këtë vizitë për të shprehur edhe nj herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë.
Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook. /Reporteri.net/