Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana falënderoi përfaqësuesit e Policisë Rajonale në Gjilan për këtë takim pune dhe tha se ndihen jashtëzakonisht mirë kur kanë vizita nga institucionet shtetërore dhe janë të mirëseardhur përherë në të gjitha shërbimet që ofron spitali.
”Në emër të Spitalit të Përgjithshëm Gjilan them se ne jemi në shërbim të popullatës, përkushtimi jonë në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore nuk do të mungoj asnjëherë, kapacitetet që kemi pajisjet mjekësore burimet njerzore, infrastrukturore do ti kemi në dispozicion të përhershëm për popullatën tonë”, ka thënë Cana.
Ai shtoi se këto institucione kanë disa marrëveshje bashkëpunimi të cilat, nga ana e spitalit, do ti zbatojnë në përpikëri.
Nga tani nuk do të ketë më listë të pritjes për policinë e Kosovës, në rast se ato formohen ne do ti trajtojmë me prioritet të lartë., ka thënë drejtori i Spitalit, transmeton 2LONLINE.com.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Agron Rukiqi tha se bashkëpunimi me Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, QKMF dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar është një bashkëpunim i plotë në të gjitha aspektet e në veçanti në rastet kur marrin shërbime shëndetësore, ky bashkëpunim mundëson që të jenë të mirë në të gjitha aspektet.
“Policia e Kosovës ofron shumë shërbime me të cilat ju dalim në ndihmë institucioneve, qytetarëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për shërbimet e policisë së Kosovës”, ka theksuar Rukiqi.
Në këtë takim u theksua se shërbimet shëndetësore dhe shërbimet policore do të jenë në gatishmëri të plotë dhe bashkëpunim të përhershëm me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për të iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve.
“Urojmë që ky bashkëpunimin me policinë e Kosovës të jetë i vazhdueshëm, ku të dy institucione kanë qëllimin e përbashkët për të ofruar ndihmë dhe shërbime sa më mira për të gjithë qytetarët”, ka thënë në fund, Afrim Cana, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.